E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peshëngritja, Ervis Tabaku kampion Europe për të rinj

Peshëngritja shiptare shton medaljet në aktivitetet ndërkombëtare duke marrë 6 medalje në Europianin për të Rinj të zhvilluar në Landskrona të Suedisë javën e kaluar. Ervis Tabaku ka qenë më suksesshmi duke u shpallur kampion kontinenti në peshën 94 kg, kategori në të cilën garonte për herë të parë. 19-vjeçari pranon se një medalje olimpike është synimi i tij madhor.
Ervis Tabaku “Me punë dhe vullnet arrihet çdo gjë dhe unë e kam si synim një medalje në Lojrat Olimpike 2012.”
Ky është edhe synimi i drejtuesve të Federatës dhe nëse arrihej do të jetë e para për Shqipërinë. Gjatë konferencës si sekretari, Ilir Kraja dhe sportistët dhe trajnerët kërkuan një vëmendje më të madhe drejt këtij sporti por edhe ndarje sa më të drejtë të bursave olimpike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›