Peshengritja Godelli premton medalje

Daniel Godelli, kampioni i botës për të rinj, në botërorin e zhvilluar në Malajzi premton edhe medaljen e parë olimpike për Shqipërinë, në Londër 2012. Peshëngritësi shqiptar, që triumfoi në kampionatin e 37 botëror për të rinj, ka ngritur 140 kg në shkëputje dhe 169 në shtytje, për një total prej 309 kg, duke lënë pas kinezin Peiyong Huang dhe iranianin, Jaber Behrouzi. Në kthimin e tij në aeroportin e Rinasit, me dy medalje të argjendta, në shkëputje dhe në shtytje dhe një medalje të artë në dygarësh, Godelli është pritur nga personalitet e shtangës shqiptare.
“Emocionet ishin shumë të mëdha sepse është medalja e parë e dygarësit që vjen në Shqipëri dhe ky është një nder për mua. Falenderoj të gjithë njerëzit që kanë dalë të më presin sot, i falenderoj nga zemra dhe i premtoj që nuk do t’i zhgënjej asnjëherë. Ëndrra ime është realizuar dhe tani kam një ëndërr tjetër, që në 2012-ën do të vijë medalja e parë olimpike në Shqipëri”-tha Godelli.
Rezultati fantastik i arritur nga Godelli në 2 korrikut në Pineng të Malajzisë, në peshën 69 kg, e ka bërë mjaft optimist edhe presidentin e FSHP-së, Esad Ademi, që ka shprehur bindjen për progres të mëtejshëm në lojrat olimpike.
“Kam garancinë që peshëngritja do të sjellë medaljet e para olimpike në Shqipëri dhe kjo falë punë që këta sportistë po bëjnë, trajnerët. Jam i kënaqur për vendimin e Këshillit të Ministrave për shpërblimet e sportistëve elitarë”-tha Ademi.
Medaljet e fituara nga Daniel Godelli janë edhe të parat që kontinenti europian merr në këtë Kampionat Botëror të Peshëngritjes për Të Rinj, që po dominohet nga Azia dhe Afrika.
Eno Skarço