Nga gjyqi ne gjyq. Strauss Kahn nen nje tjeter akuze

Nuk ka qetësi për Dominik Strauss Kahn. Ish-kreu i FMN-së përballet tani me një pengesë të re përsa i përket rikthimit në politikë e pikërisht në vendin e tij në Francë. 62- vjecari shijoi ditën e katwrt të lirisë nga arresti i shtëpisë në Nju Jork, kur shkrimtarja francez Tristane Banon paraqiti një ankesë ligjore në Paris, duke pretenduar se ai u përpoq të abuzonte seksualisht me të në vitin 2003, kur ajo ishte 22.
Banon, shkrimtare dhe gazetare, bëri një rrëfim grafik në një shfaqje televizive të 2007, por tani ishte e para herë që ajo ndërmorri veprime ligjore.
Ankimimi do të shqyrtohet sot në gjykatë e ka gjasa që hetues franceze të fluturojnë në Nju Jork për të dëgjuar dhe versionin e Strauss-Kahn, përpara se të vendosë procedimin e hetimit ose pushimin e çështjes.
Në New York prokurorët rishqyrtuan çështjen kundër Strauss-Kahn pas evidentimit se akuzuesja një 32-vjeçare nga Guinea ka gënjyer në mënyrë të përsëritur në lidhje me prejardhjen e saj, duke minuar besueshmërinë e dëshmisë së saj.
Tani Strauss-Kahn vazhdon të qëndrojë në nju jork së bashku me bashkëshorten Anne Sinclair në pritje të një vendim i të ri.