Thaci pas takimit me Ashton Morem perkrahje

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi pas kthimit nga vizita zyrtare në Bruksel tha se Bashkimi Europian vetëm sa e rikonfirmon mbështetjen për agjendën dhe perspektivën europiane të Kosovës. Thaçi po ashtu tha se nga takimi që ka zhvilluar me baroneshën Ashton ka marrë përkraheje të plotë për proceset në të cilat është duke kaluar Kosova.
“Theksi diskutimit tim me baroneshën, Ashton ka qenë axhenda europiane për Republikën e Kosovës që rikonfirmohet edhe një herë si kurrë me parë. Në Bruksel ka konsensus plotë për këtë çështje”-tha Thaçi.
Ai theksoi se marrja e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave ndërlidhet me punën e parlamentit, i cili duhet që deri me 1 shtator të këtij viti të kalojë 40 projektligje.
“Tash shumë çka varet nga puna apo mos puna e parlamentit të Kosovës. Nëse këto projektligje kalojnë para 1 shtatorit atëherë gjasat janë reale, apo mund të themi që mund të konfirmohet që procesi i liberalizimit të vizave mund të jetë i sigurt për Kosovën”-theksoi ai.
Sa i përket marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë, kryeministri Thaçi tha se ato do të ndihmojnë në lehtësimin e jetës së qytetarëve të të dyja vendeve. Kreu i ekzekutivit konsideroi të rëndësishme edhe sigurimin e 42 votave në Bankën Europiane për Rindërtim, në mënyrë që Kosova së shpejti të jetë pjesë e kësaj banke.
Bul Salihu