Heronjte korcare te vitit te famshem 1933
Kampionati i I-re Shqiptar i futbollit daton ne vitin 1930 dhe pikerisht me 3 prill te ketij viti. Nje date historike. Skuadrat pjesemarrese vendosen themelet e atij qe quhet Kampionati Shqiptar i Futbollit e qe me sezonin 2010-2011 eshte ne edicionin e 72-te tij nisur edhe nga nderprerja e tij prej tete vjetesh 1938-1944. Skenderbeu ishte nje nga gjashte ekipet pjesemarres te kammpionatit te pare te fituar nga Tirana e ku moren pjese edhe Bashkimi Shkodran sot Vllaznia Teuta e Durresit Urani i Elbasanit dhe Vlora. Edhe pse e nisi me nje humbje 2-0 ne Vlore ne nje ndeshje te gjykuar nga italiani karlo Lorenco Skenderbeu i Anton Mazrekut doli ne vendin e dyte me 14 pike po aq sa Tirana e vendit te pare. Por ne ndeshjet e plejofit per te percaktuar ekipin kampion Skenderbeu nuk u paraqit as ne Korce 29 qershor 1930 dhe as ne Tirane 6 korrik 1930 per shkak te pretendimeve qe kishin pasur korcaret ne ndeshjen direkte midis Skenderbeut dhe Tiranes ne javen e fundit te kampionatit. Tirana e fitoi kampionatin ne tavoline me dy fitore aforfe me te njejtin rezultat 2-0. Ne radhet e Skenderbeut te asaj kohe luanin Marjani portier Grabocka Cani Peristere Sheko Trebicka Karoli Dishnica Samsuri Tomco Kondili Mazreku. Ne kampionatin e katert ate te vitit 1933 Skenderbeu fitoi edhe titullin e pare kampion dhe te vetmin ne historine e tij. Dhe kampionati filloi me nje spektakel te vertete. Skenderbeu-Tirana 2-0. Dhe me kete formacion Marjani Bimbli Cani Miti Petra Stasa Ypi Vangjeli Agaj Kulla Dishnica. Vangjeli dhe Agaj ishin autoret e golave. Dhe gjyqtar nje italian Bernardi. Ne fund te kampionatit Skenderbeu i pari. 12 pike dy me shume se Bashkimi Shkodran ne nje kampionat me pese ekipe Skenderbeu Bashkimi Shkodan Teuta Tirana dhe Kavaja. Qemal Omari ishte trajneri qe e kishte revolucionarizuar skuadren korcare. Por me nje bomber te vertete Servet Teufik Agajin 7 gola. Nje titull qe e ka futur Skenderbeun midis tete skuadrave qe e kane fituar te pakten nje here kampionatin Tirana 24 rekord Dinamo 18 Partizani 15 Vllaznia 9 Elbasani 2 Skenderbeu 1 Flamurtari 1 dhe Teuta 1.
Kampionet e Skenderbeut
Klani Marjani Kristaq Bimbli Andrea Cani Andon Miti Lefter Petra Flori Stassa Nexhat Dishnica Tomor Ypi Thoma Vangjeli Servet Teufik Agaj Enver Kulla Vasil Trebicka Stavri Kondili Aristotel Samsuri. Trajner Qemal Omari.
KUPA E SHQIPERISE
Skenderbeu ka marre 54 here pjese ne kupen e Shqiperise ku 22 here ka shkuar ne cerek finale 7 here ne gjysmefinale dhe 3 here ne finale por per fat te keq nuk ka arritur te fitoje asnje trofe.
KAMPIONATI BALLKANIK
Skenderbeu ka perfaqesuar vetem nje here Shqiperine ne kampionatin ballkanikdhe ka qene pikerisht ne vitin 1978 ku skuadra jone u rendit ne vendin e 2-te te grupit 2 nga 3 ekipe te cilat ishin Skenderbeu NK RijekaJugosllavi tashme Kroaci dhe Aris Selaniku Greqi.
24 Shtator 2010