Red Bull energjia pozitive e sportit
Zoti Zeqo ju jeni presidenti i kompanise perfaqesuese ne Shqiperi te gjigantit boteror te pijeve energjike Red Bull nje prej shoqerive shume te njohura per investime ne disa lloje sportesh ekstreme si ne ato ajrore ujore dimerore motorike.
Red Bull eshte nje pije qe ka nje treg nderkombetar ne te gjithe boten. Eshte kompania me e madhe ne bote per prodhimin dhe tregtimin e pijeve energjike. Zoteron rreth 80 per qind te tregut. Filozofia e kompanise eshte mbeshtetja e sporteve ekstreme te cilat ne Shqiperi nuk ekzistojne. Te gjitha sportet ekstreme ne bote jane te sponsorizuar nga Red Bull. Ajo mbeshtet sportiste qe dalin jashte limiteve normale pra ekstreme.
Cilat jane ato
Duke filluar qe nga Formula 1 e ajrit Air Racing ku garojne avionet ku Red Bull eshte pronari i saj. Garat me motora. Prej gjashte vitesh kompania eshte prezente ne Formula 1 dhe si rrallehere ka dy ekipe Red Bull dhe Toro Roso si dhe kater makina. Per fat te mire kete sezon dy pilotet e saj Mark Ueber dhe Sebastian Fetel kane rezultate shume te mira dhe pretendojne titullin kampion si per pilote ashtu dhe per konstruktore. Red Bull mbeshtet pilotet me te mire pasi nuk eshte nje kompani qe prodhon motore si Ferrari Mercedes apo Reno. Red Bull-i ka prodhuar pilote kampione madje ka nje shkolle te tille. Pilote si Kimi Raikonen Sebastian Fetel apo Mark Ueber. Kete vit jane gershetuar ne menyre harmonike pilotet motori i prodhuar nga Reno dhe dizajneri Adrian Nueji. Gjithashtu per te theksuar eshte dhe nje ekip hokei ne Austri por dhe nje skuderi ne garat amerikane te NASCAR-it.
A investon Red Bull ne futboll
Po. Red Bull-i investon ne disa ekipe. Madje jane pese te tille qe mbajne kete emer. Nje prej skuadrave me te njohura ne bote eshte ish-Kozmosi i Nju Jorkut per te cilen ka luajtur lojtare te kalibrit boteror si Pele Franc Bekenabuer Johan Neskens. Tani mban emrin Red Bull Nju Jork dhe se fundi per te laujen edhe francezi Tieri Henri dhe meksikani Rafael Markez. Red Bull ka dhe Sazburgun ne Austri e qe ka dale kater here kampion ne pese vitet e fundit. Nje tjerer ekip eshte Red Bull Brazil dhe nje tjeter eshte Red Bull ne Gane. Gjithashtu eshte nje ekip i vogel gjerman Red Bull Laipcig e qe e ka nisur nga kategoria e katert gjermane Regionalliga Nord.
Pse ky investim ne futboll kur me pare Red Bull-i ishte fokusuar ne sportet ekstreme
Arsyeja ka te beje me popullaritetin e ketij sporti por dhe me gamen e nje tregu prej gati 3 miliard konsumatoresh. Nga ana tjeter nje futbollist i nivelit te lart sot eshte nje target i mire imazhi jane lider opinionesh. Jane personazhe mediatike.
A ka ndonje plan kompania meme Red Bull ne bashkepunim me ate shqiptare per te zhvilluar ndonje aktivitet ne Shqiperi
Po. Ne kishim nje plan vitin e kaluar per te bere nje moto-shoe ne Shqiperi vitin e kaluar ne rrugen Milot-Morrine ku do te vinte te performonte me makinen e tij piloti i Formula 1 Sebastian Fetel. Por meqenese ndodhi bllokimi i tunelit aktiviteti u anulua. Qellimi ishte thjesht per te treguar ne nje forme tjeter bashkimin e dy vendeve tona Shqiperi-Kosove. Sa afer jane keto dy vende. Madje ishte percaktuar se ate pjese rruge do ta bente per gati 17 minuta.
A ka te ne te ardhmen ndonje aktivitet ne Shqiperi Red Bull-i me pilotet ekstreme te tij
Po. Ne fakt kohe me pare ata hodhen mundesine e hedhjes me parashute nga ajri te nje akrobati por meqenese ndertesat tona nuk jane shume te larta nuk u be e mundur. Vitin e ardhshem do te zhvillohet ose ne Diten e Veres ose me 1 Maj nje shou shume i bukur ne Tirane nje shou super-ekstrem. Nuk dua ta zbuloj tani. Por meqenese eshte nje sport shume i rrezikshem mund ta zhvillojme ne afersi te Liqenit te Tiranes.
Tifoz i thekur i Barcelones dhe i Brazilit
Agim Zeqo e thote me tre emra pasionin e tij futbolli makinat dhe udhetimet. Jam tifoz i Barcelones dhe i kam ndjekur ndeshjet me te rendesishme te saj ne keto vitet e fundit. Si derbin ne Spanje me Realin e Madridit por dhe ndeshjet kyce ne Ligen e Kampioneve. Nuk kam lene finale pa ndjekur perfshire dhe fitoren 2-0 ne Rome kunder Mancester Junaitid - thote Zeqo. Me ekipet Kombetare jam tifoz i Brazilit. Kur te zhvillohet Kampionati Boteror i vitit 2014 e qe do te zhvillohet ne Brazil do ti ndjek thuajse te gjitha ndeshjet atje. Kam hobi udhetimet. Me pelqej te vizitoj vendet me te famshme ne bote historike apo turistike. Makinat jane nje tjeter pasion i imi. Madje dikur kam pasur dhe nje projekt per te marre te drejten ekskluzive te shitjes se nje marke por per disa arsye nuk u be e mundur. I ndjek te gjitha panairet e makinave.
24 Shtator 2010