E Diel, 1 Nëntor 2026

Peshengritje Shqiponja Brahja ka rezultuar pozitive ne testet e antidopingut

Skandal ne sportin shqiptar. Peshengritesja 38-vjecare shqiptare Shqiponja Brahja e cila u rendit ne vendin e shtate ne kategorine e saj ne boterorin e zhvilluar ne muajin nentor ne Paris rezultoi pozitive ne testet antidoping. Ky eshte rezultati i publikuar nga agjencia e cila kontrollon sportistet per te shmangur perdorimin e substancave te ndaluara ne sport WADA. Rreth dy jave me pare perfaqesues te agjencise boterore antidoping mberriten ne Shqiperi per te kryer disa teste antidoping. Per kete ata zgjodhen dhjete sportiste elitare ne vend dhe kandidate potenciale per pjesemarrjen ne lojerat olimpike te Londres. Sportistet e perzgjedhur ishin nga peshengritja Shqiponja Brahja Fetije Kasaj Sherjana Ruci Daniel Godelli dhe Erkand Qerimaj tre mundes Sahit Prizreni Fatjon Baro dhe Egzon Shala dhe atletja Luiza Gega. Sipas raportit te WADA-s nga testimet ka rezultuar pozitive vetem peshengritesja Shqiponja Brahja ndersa te gjithe sportistet e tjere kane rezultuar negative. Kontrollet e befasishme te WADA-s u kushtezuan nga mungesa e kryerjes se ketyre testimeve nga strukturat perkatese te sportit shqiptar nje problem ky i ngritur disa here madje edhe ne komisionin e sporteve ne parlament. Me pare shtangistja Fetie Kasaj prej pezullimit dy vjecare qe mori humbi edhe shansin te perfaqesonte ngjyrat kuqezi ne Olimpiaden e 2008-s.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›