E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aleatet PS-se Pa korrektim te sistemit jashte koalicionit

Milo Ne qofte se PS del kunder korrektimit do te kerkojme forma te tjera

Aleatet e Partise Socialiste u shprehen dje qarte se synimi kryesor i tyre per reformen zgjedhore mbetet korrektimi i sistemit aktual zgjedhor dhe nese kjo nuk do te arrihet atehere ato paralajmeruan largimin e tyre nga koalicioni. Kreu i Partise Demokracia-Sociale Paskal Milo deklaroi per Ora News se interesi i partive te vogla pjese te koalicionit Aleanca per te Ardhmen do te perfaqesohet ne komisionin e reformes zgjedhore nga PS-ja. Por nga ana tjeter ai theksoi se nese PS do te bashkohet me mazhorancen e cila kerkon ruajtjen e te njejtit sistem zgjedhor dhe te listave te mbyllura Milo pohoi se aleatet e socialisteve do te kerkojne forma te tjera per te arritur qellimin e tyre te korrektimit kombetar. Ne momentin qe interesat e partive tona nuk do perputhen me korrektimin do te kerkojme forma te tjera per ti realizuar keto qellime - tha ai. Ndersa aleati i PD-se perfaqesuesi i Partise Republikane deklaroi e qendrimet e forces ku ai ben pjese jane te njesuara me ato te shprehura dy dite me pare nga kreu i ekzekutivit Berisha i cili theksoi se sistemi aktual nuk ka nevoje per ndryshime.

Kushti

Per aleatet e PS-se kushti i vetem i bashkepunimit me seline roze ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare do te jete ai i korrektimi te sistemit proporcional rajonal. Sipas te vegjelve te majte nese PS nuk do te ndikoje tek mazhoranca per te plotesuar kete kerkese atehere keta te fundit do te kerkojne zgjidhej te tjera alternative. Kreu i PDS-se Milo pohoi se ne rast se PS-ja shkon ne te njejtin qendrim me PD-ne atehere aleatet e saj do te ndryshojne qendrimin aktual. Ne momentin qe interesat e partive tona nuk do perputhen me korrektimin do te kerkojme forma te tjera per ti realizuar keto qellime - nenvizoi ai. Pak dite me pare tri aleatet e Partise Socialiste Gjinushi i PSD-se Milo i PDS-se dhe Koci i PSV 91 iu drejtuan Komisionit te posacem Parlamentar per Reformen Zgjedhore me propozime konkrete per ndryshimin e disa prej neneve te Kodit Zgjedhor. Nder kerkesat kryesore te ketyre partive perfshihen ato per korrektim kombetar te sistemit zgjedhor heqjen e pragut elektoral pjesemarrjen e partive te vogla ne administrimin e zgjedhjeve dhe votimin e numerimin elektronik te votave. Ne baze te korrektimit te sistemit kerkohet rikthimi i formules 100 plus 40 deputete si nje formule qe risjell frymen pluraliste ne perfaqesimin parlamentar limiton monopolet politike sjell ne parametra objektive perfaqesimin e votes popullore ne mandate parlamentare dhe garanton moderacion antikrize ne funksionimin e Parlamentit theksoi kreu i PSV 91 Petro Koci. Po ashtu tre kreret e partive aleate te PS-se shfaqen hapur disa dite me pare edhe mundesine e krijimit te nje formacioni te perbashket politik mes tyre gje kjo qe do te sillte jo vetem nje rritjet te presionit ndaj PS-se per te ndryshuar sistemin zgjedhor aktual por njekohesisht edhe per te sjelle nje bashkim me te madh ne vota. Nese nuk do te kete ndryshime te Kodit Zgjedhor ne do te jemi te prire te ndertojme nje formacion te perbashket elektoral vec nga PS-ja. Por nese do te behet elementi korrektimit kombetar dhe do te kete garanci per numerimin e votave ne do te shkojme ne nje koalicion te perbashket me PS-ne - theksoi Milo.

Berisha Kunder listave te hapura

Kryeministri i vendit Sali Berisha u shpreh dy dite me pare ne Ora News kunder listave te hapura per kandidatet per deputete te propozuara nga partite e vogla pasi sipas tij keto lista i lene hapesira njerezve me para. Ato jane lista qe i japin hapesire parave. Listat duhet te hartohen me fryme demokratike dhe perzgjedhese por jo te hapura pasi nuk i sherbejne vendit. Ai qe eshte me i mundshem do i jepet mundesia qe te fortit dhe parelite te kene hapesire qe nuk duhet ta kene as me force e as me para - theksoi ai.

PS per aleatet

Damian Gjiknuri bashkekryetari i Komisionit Parlamentar per Reformen Zgjedhore foli dy dite me pare per nje konsensus qe duhet gjetur per ndryshime ne sistem. Qendrimi i PS-se ka qene i qarte eshte bere publik qe ne jemi per gjetjen e nje konsensusi se si mund ta rishikojme sistemin zgjedhor. Partia Demokratike qofte edhe nga deklarimet e fundit te Kryeministrit te Shqiperise megjithese qe ai i pari qe e nxiti idene e rishikimit te sistemit zgjedhor ka nje ndryshim qendrimi. Ne jemi te hapur qe te degjojme edhe partite e tjera qe se bashku te gjejme nje formule qe adreson edhe stabilitetin ne qeverisje por edhe perfaqesimin me te mire ne Kuvendin e Shqiperise - tha ai.

Kerkesat e te vegjelve

1- Korrektim kombetar i sistemit zgjedhor

2- Votim elektronik dhe numerim elektronik i votave

3- Pjesemarrje te partive te vogla ne administrimin e zgjedhjeve

4- Heqje e pragut elektoral

5- Lista te hapura

6- Rregullim te hapesirave televizive per partite e vogla ne fushatat zgjedhore

7- Mundesi votimi per emigrantet

8- Transparence te financimeve te partive politike ne zgjedhje

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›