Merkato Lacio mendon per Kucken Cana drejt Soshose
Aventura e Lorik Canes tek Lacio mund te jete shume e shkurter. Per nje largim te mesfushorit shqiptar cdo dite e shume po flasin mediat italiane dhe ato franceze. Edhe pse nga vete lojtari asnjehere nuk eshte pranuar nje fakt i tille duket se Loriku qe ne merkaton e janarit mund te largohet prej Romes. Nje levizje te tij e ka parashikuar sajti italian Sportmediaset.it qe beri me dije dje se skuadra e Lacios po tenton qe te marre gjate merkatos se janarit mesfushorin e Xhenoas Kucka. Ne kast kartoni i lojtarit nuk eshte vetem i shoqerise se Preciozit pasi 50 i zoteron Interi skuadra qe deri pak jave me pare shihte tek Kucka zevendesuesin ideal te Kambiasos. Por ajo cka mban larg Kucken nga San Siroja eshte performanca e dobet e lojtarit gjate ketij edicioni. Keshtu ne loje eshte futur skuadra e Lacios qe eshte gati ti jape ne kembim Xhenoas Kozakun sulmues. Ne fakt nese Lacio con ne fund projektin e saj atehere hapesirat per Canen do te ngushtoheshin edhe me shume. Kucka eshte nje mesfushore qe ka karakteristika te njejta me mesfushorin shqiptar. Afrimi i sllovakut do te largonte perfundimisht Canen. Per kete te fundit sajti francez rmcsport.fr beri me dije se Soshoja i ka bere nje oferte qe pret vetem pergjigje. Klubi ne fjale kerkon qe ta marre ne forme huaje per gjashte muaj.