E Shtunë, 31 Tetor 2026

Intervista Hose Murinjo Reali skuader e madhe

Murinjo mund te braktise Realin me shpresen per tu kthyer ne Premier Lige ne dy vitet e ardhshme. Bosi i Celsit Abramovic ka pohuar se vendi ne te cilin Murinjo fitoi dy trofe eshte pasioni i tij duke lene te nenkuptohet nje rikthim te mundshem te portugezit te blute e Londres. Edhe pse ai eshte i lumtur qe drejton nje nder ekipet me te mira ne bote Realin perseri do te zgjidhte Celsin - ka thene rusi. Vete Murinjo per BBC RADIO 4 eshte shprehur Jam shume i gezuar dhe me fat qe jam te Reali kjo eshte nje eksperience e shkelqyer per mua. Besoj se ky eshte ekipi me i mire ne historine e futbollit. Nuk dua ta humbas shansin per te punuar ketu por pasioni im eshte Anglia dhe hapi im i ardhshem do te jete kthimi dhe qendrimi atje per nje kohe te gjate. Gjithashtu Murinjo foli edhe per besimin e tij se gjenite bejne diferencen ne futboll. Ketu ndoshta i referohet rivaleve te tij te Barcelones. Gjenite do te bejne gjithmone diferencen ne futboll. Ketu e kam fjalen per disa lojtare te pabesueshem qe mund te te prishin gjithcka qe ti nderton. Sic duket pervec dashurise per Angline nje nder arsyet e forta te largimit te tij nga Reali mund te jete dhe Barcelona.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›