Barazimi 1-1 mes Valencias dhe elsit kenaq me shume vendasit spanjolle
Nuk është e lehtë të pranosh barazimin kur ai vjen në minutat e fundit dhe skuadrës tënde i largohet fitorja e shumëshpresuar. Kjo i ndodhi Çelsit në Valencia, në ndeshjen e Champions-it, por trajneri portugez i bluve, Vijas Boas, përpiqet të evidentojë anët pozitive.
“Mendoj se paraqitja jonë ishte bindëse dhe sa për barazimin jashtë fushe, nëse ta propozojnë para ndeshjes, natyrisht që e pranon. Por kur e ke fitoren kaq pranë, barazimi të bën të ndihesh keq. Gjithsesi, jemi në pozicion të mirë, sërish në krye të grupit duke pritur ndeshjet ndaj Genkut. Do të jenë të vështira, por nëse marrim 6 pikë prej tyre, kualifikimin thuajse e kemi të sigurt”, trajneri portugez i bluve, Vijas Boas.
Edhe trajneri i Valencias, Unai Emeri, mbetet optimist, ndonëse kërkon që ekipi i tij të nisë të fitojë ndeshjet.
“Skuadra krijon raste, skuadra arrin në zonën e kundërshtarit. Ne duhet të përmirësojmë cilësinë e pasimit të fundit. Kemi lojtarë të mirë, ndaj kemi besim. Paraqitjen tonë duhet ta shohim nga dy kënde të ndryshëm. Ne nuk kemi humbur asnjë ndeshje, por gjithashtu ne nuk kemi fituar asnjë ndeshje. Por, le të mbetemi optimistë. Kemi ndeshjet ndaj Leverkusenit jashtë dhe në shtëpi. Është një sfidë, por edhe një avantazh”, shprehet trajneri i Valencias, Unai Emeri.