E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dalai Lama tërhiqet nga politika

Dalai Lama ka shpallur se tërhiqet nga detyra e udhëheqësit politik të qeverisë së Tibetit në mërgim.

Prifti budist 75 vjeçar e bëri njoftimin në Dharamsala, qytet në Indinë veriore, ku është e vendosur qeveria në mërgim.

Dalai Lama tha se ka ardhur koha që të ecet përpara me një udhëheqës politik të zgjedhur, por shtoi se ai do të mbetet udhëheqës shpirtëror i Tibetit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›