E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt, El Baradei: Kandidoj për president

Ish-kryetari i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore, Mohamed El Baradei ka pranuar se mund të jetë kandidat për president të Egjiptit në zgjedhjet që do të mbahen në muajin shtator.

El Baradei e konfirmoi lajmin gjatë një interviste në një televizion privat në Egjitp.

‘Kur të hapen regjistrimet për kandidaturat presidenciale kam ndërmend të regjistrohem”, deklaroi El Baradei.

Ish numri një i ANEB-it prej vitesh njihej si kundërshtar i regjimit të Mubarak, të larguar pas protestave masive në të gjithë Egjiptin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›