E Diel, 1 Nëntor 2026

Peshkaqeni tiger nxirret ne breg i gjalle

Vlore- Nje peshkaqen i llojit tiger eshte kapur diten e sotme ne brigjet e detit te Vlores. Rreth ores 11:00, ne traten e anijes "Amerika", ka rene gjahu i pazakonte per keta peshkatare. Peshkaqeni rreth 4 metra i gjate, peshonte rreth 200 kg dhe ne momentin e ardhjes ne triport te anijes, rreth tre ores pas kapjes se tij, ka qene ende i gjalle. Sipas peshkatareve ata kane qene per peshkim ne afersi te Kepit te Gjuzes, ndersa kane hedhur tratat ne rreth 100 metra thellesi. Anija ka qene ne nje distance rreth 12 milje nga bregu. Per shkak te peshes, peshkaqeni eshte lidhur dhe anija e ka terhequr deri ne mberritjen e saj ne triport, ku me tej eshte ankoruar dhe ka hedhur mbi bash peshkaqenin te gjalle. Ky eshte rasti i dyte qe nje peshkaqen kapet ne afersi te gadishullit te Karaburunit, ndersa rreth 3 muaj ne pare nje tjeter peshkarexhe ka kapur peshkaqenin tiger 6 metra te gjate. Kapiteni i anijes "Amerika" tregoi dje edhe momentet e peshkimit ne det. "Ne momentin qe e ngritem traten e rende dhe e nxorem ne siperfaqe, pame qe ishte peshkaqen dhe jo peshk", thote ai. Peshkaqeni tiger cilesohet si nje specie teper e rrezikshme per pushuesit qe lahen ne thellesi te detit.

O.Hila


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›