E Shtunë, 31 Tetor 2026

SMS prinderve, nxenesit mashtrojne mesuesit

Duket se nxenesit edhe kesaj here e kane gjetur menyren se si t'u shpetojne kritikave te prinderve te tyre per mungesat. Pas projektit "SMS: Shkolla-prindit", nxenesit plangprishes kane vendosur te mos u japin mesuesve numrat e sakte te celulareve te prinderve te tyre. Keshtu, ata kane shpikur numra te gabuar celularesh. Duket se e kane menduar mire strategjine, sepse ata u kane dhene mesuesve numra qe nuk ekzistojne apo jane jashte sherbimit. Nje fakt te tille e bejne te ditur burime nga Drejtoria Arsimore e Tiranes. Sipas tyre, projekti "SMS: shkolla-prindit" tashme funksionon me mire, por ne fillim jane hasur shume veshtiresi. Keshtu, fillimisht, pothuaj te gjithe nxenesit, por sidomos ata qe i kishin me shume qejf mungesat, u jepnin mesuesve numra te gabuar. "Tashme duket se ata jane ndergjegjesuar disi. Megjithate, ne takimet me prinderit, neve ua marrim personalisht numrat e celularit", shprehen burime nga Drejtoria Arsimore e Tiranes. Shume prinder jane habitur se tepermi kur kane marre sms-te e mesuesve, teksa u kane treguar atyre se femija u kishte munguar shpesh. Keshtu, efikasiteti i projektit eshte mjaft i dukshem. Kjo nisme eshte ndermarre prej 1 viti nga Ministria e Arsimit dhe Shkences, e cila ne shkurt te vitit te kaluar nenshkroi nje Memorandum Bashkepunimi me dy kompanite celulare, AMC dhe Vodafone. Projekti pilot "SMS: shkolla-prindit" filloi ne semestrin e dyte te vitit te kaluar ne shkollat e mesme te dy qyteteve te medha te vendit, Tirane dhe Durres. Nje nisme e tille u mor ne ndihme te permiresimit te komunikimit shkolle-familje dhe rritjes se pergjegjesise prinderore per mbarevajtjen e nxenesve ne mesime. Sipas memorandumit te nenshkruar nga ish-ministri Genc Pollo dhe perfaqesuesve te dy kompanive celulare, keto te fundit do te siguronin komunikim falas me SMS mesuesve pergjegjes te shkollave te mesme, te cilet ne fund te mesimit, nepermjet mesazheve te shkurtra apo templateve, do te njoftonin prinderit e gjimnazisteve per frekuentimin qe djali apo vajza ka pasur ne shkolle. Nga zbatimi 1-vjecar i projektit kane perfituar drejtperdrejt 33 shkolla te mesme ne Tirane dhe Durres me 29.241 nxenes te moshes 15-18 vjec dhe familjet e tyre. Qellimi i projektit eshte qe te krijohet nje partneritet i ngushte shkolle-familje, nepermjet komunikimit te shpejte mes tyre me anen e SMS-ve, per te kufizuar numrin e mungesave pa arsye dhe menjanimin e dukurive negative qe lidhen me to.

Dhuratat per mesuesit dhe nxenesit

Ne menyre qe ky projekt pilot te funksiononte, AMC dhe Vodafone ofruan per shkollat edhe 200 karta SIM dhe 200 aparate celulari, sipas skemes 1 aparat per 300 nxenes. AMC premtoi ofrimin e nje numri te pakufizuar mesazhesh falas, ndersa VODAFONE ofroi nje sasi prej 300 sms falas ne muaj, per cdo aparat celular te dhuruar. Rritja e cilesise se procesit mesimor edukativ perben nje nder objektivat madhore te Ministrise se Arsimit dhe Shkences. Ne rrugen e realizimit te ketij objektivi, MASH eshte e bindur se perfshirja aktive e familjes ne jeten e shkolles dhe komunikimi i vazhdueshem shkolle-familje jane elemente te rendesishem qe ndikojne ne rritjen e rezultateve akademike, ne zhvillimin social te nxenesve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›