Peshkatari rrefen momentet pas tragjedise

Te paret qe u kane shkuar ne ndihme klandestineve qe perfunduan ne uje ishin peshkataret e zones. Ata kane degjuar thirrjet per ndihme dhe kane shkuar per te nxjerre nga uji pjesen me te madhe te te aksidentuarve.
Nje prej tyre rrefen se ka degjuar thirrjen e nje djali te ri, Dritan Jahos, i cili ka kerkuar ndihme per te shpetuar gruan dhe vajzen e tij.
Peshkatari tregon se gruaja. Elvira Jaho u gjet e gjalle, por nderroi jete pasi kishte pire shume uje, ndersa foshnja e tyre u gjet prane bregut pak minuta me vone.
Deshmitar i pare i tragjedise, peshkatari tregon se hipja ne nje varke te vogel e nje numri te madh personash ka qene fatale.
Sipas tij, ne shpetim te klandestineve kane ardhur edhe peshkatare te tjere te zones dhe me pas forcat e rendit.