Gerdeci, Ekspertët: Toka e uji me eksplozivë e fosfor
Nga Genc Kondi
Krateri 20 metra i thellë ne Gerdec duket sikur eshtei shkaktuar nga armët bërthamore. Ndërkohë, në 50 hektarë ndodheshin të shpërndara copa predhash e municionesh të tjera, si dhe në tokë e në ujë
TIRANE-Menjëherë pas shpërthimit, situata në Gërdec dhe përreth tij paraqitej me një skenar të vërtetë lufte. Krateri i shkaktuar nga eksplozioni arrinte në 20 metra thellësi, sipërfaqja e konsideruar si "e rrezikshmërisë së lartë" zinte një rreze prej 300 metrash. Ndërkohë, në 50 hektarë ndodheshin të shpërndara copa predhash e municionesh të tjera, si dhe në tokë e në ujë, konstatoheshin prani të metaleve të rënda e lëndësh shpërthyese, si nitrocelulozë, nitroglicerinë, TNT dhe hekzogjen si dhe fosfor. E vetmja gjë pozitive, për të cilën ushtarakët siguruan banorët e Tiranës, Vorës dhe ndërkombëtarët, ishte mungesa e rrezatimit radioaktiv në zonën e prekur.
Sektorët
Nga "Dokumenti i Integruar për Rindërtimin e Gërdecit", përgatitur prej ekspertëve të pajtuar nga qeveria, del se për të sjellë në gjendjen e mëparshme rrugët e prishura nga shpërthimi do të nevojiten 1,85 milionë euro, ndërkohë që për riparimin e plotë të sistemit të furnizimit me ujë të popullatës së zonës, kërkohet shpenzimi edhe i 1,76 milionë eurove të tjera. Në total, fatura e rindërtimit infrastrukturor paraqet shifrën e 911 milionë lekëve të reja. Por kësaj i shtohet një fond jo i vogël, prej 456 milionë lekësh që nevojiten për vendosjen e mbeturinave të ngurta të papërdorshme. Për sa u përket sektorëve të ndryshëm të jetës, ekspertët kanë llogaritur se risjellja në normalitet e Gërdecit dhe zonës së prekur do të kërkonte shpenzime në masën 76 mijë euro për bujqësinë, 409.600 euro për sektorin shëndetësor, 1,5 milionë euro për objektet arsimore dhe mbi 2 milionë euro llogaritet dëmi i shkaktuar ndaj mjedisit të zonës. Ndërkohë, për asistencë psikologjike ndaj banorëve të dëmtuar do të nevojiteshin edhe 10 mijë euro.
Familjet
Dëmet që u janë shkaktuar banorëve të zonës, sipas llogaritjeve qeveritare, disa herë të kontestuara nga familjet e dëmtuara, i kalojnë 2,5 miliardë lekët. Përveç atyre që u shkatërruan nga shpërthimi, 102 banesa janë prishur më pas nga forcat e xhenios, pasi paraqisnin rrezikshmëri për banuesit në to. Në total, banorëve me banesa të papërdorshme iu është njohur një ndihmë në masën 113 milionë lekë të reja. Mesatarisht 2 milionë lekë të reja janë njohur si dëmshpërblim për çdo të vdekur. Kurse punëtorëve të mbetur të papunë pas shpërthimit të fabrikës, që janë gjallë, u është njohur dëm në masën 50 mijë lekë personi.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)