Peshkopi, zhduket nëna e dy fëmijëve

Zhduket në rrethana misterioze në Peshkopi nje 38-vjecare, nënë e dy fëmijëve.
Miranda Cemalli, u zhduk më 17 tetor, në fshatin Brezhdan, ku kishte shkuar për të vizituar prindërit e të shoqit.
Gruaja bashkë me të shoqin dhe dy fëmijët jetonin prej 7 vitesh në Durrës.
Policia është vënë në dijeni të ngjarjes dhe me pas ka nisur kontrollin në të gjithë zonën dhe brigjet e lumit që nuk ndodhet shumë larg nga banesa e familjes Cemalli.