E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peshkopi Artemije debohet nga Kosova

Policia e Kosoves ne oret e hershme te mengjesit ka detyruar ish-kreun e Kishes Ortodokse Serbe peshkopin Artemije qe te largohet nga nje manastir ne veri te Kosoves dhe te kthehet ne Serbi.Zedhenesi i policise rajonale ne Mitrovice Besim Hoti tha se policia kishte reaguar me kerkese te Kishes Ortodokse Serbe e cila i ishte drejtuar prokurorise per ndihme.Kisha Ortodokse Serbe permes nje komunikate per shtyp ka vleresuar punen e policise se Kosoves per debimin e ish-peshkopit Artemije dhe mbeshtetesve te tij nga nje manastir ne komunen e Zubin-Potokut dhe mosperdorimin e dhunes gjate ketij operacioni.Ish-peshkopi Artemije ishte pensionuar ne muajin maj te ketij viti dhe Kisha ia kishte ndaluar atij te merrej me aktivitete kishtare per shkak te sic thuhet perfshirjes se tij ne keqperdorime financiare.Por ai ka refuzuar ti bindet Kishes Ortodokse Serbe dhe gjate dites se djeshme kishte udhehequr liturgjine ne nje manastir ne veri te Kosoves.Largimi i tij nga manastiri dhe i rreth 40 mbeshtetesve te tij u be ne oren 4 te mengjesit nga pjesetaret serbe te policise se Kosoves.Ne kete operacion nuk kane qene te perfshire pjesetaret shqiptare te policise se Kosoves e as EULEX-i.Ish-peshkopi Artemije u debua nga territori i Kosoves permes pikes kufitare ne Zubin Potok dhe iu dorezua autoriteteve serbe.Kisha Ortodokse Serbe thote se ai dhe mbeshtetesit e tij do te perballen me drejtesine ne Serbi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›