Vllaznia e shqetesuar nga zerat per trukim te mundshem

Një takim i nivelit të lartë ka ndodhur në selinë e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF).
Drejtuesit e Vllaznisë së Shkodrës kanë zbarkuar në Tiranë për të diskutuar lidhur me një temë delikate të hapur ditët e fundit në media, lidhur me lajmet për një trukim të mundshëm të ndeshjes Kastrioti-Vllaznia në Superligën shqiptare.
Sipas lajmeve, UEFA ka sinjalizuar Federatën për këtë rast, por presidenti Duka pohoi vetëm që qeveria e futbollit europian mbështet institucionin që ai drejton në çdo hetim të tijin.
Në fund të sezonit të kaluar, pati dyshime lidhur me ndeshjet e Superligës mes Shkumbinit e Bylisit, që përfundoi 4-2, dhe Flamurtarit dhe Elbasanit që përfundoi 4-0 në javën e 22-të dhe për këtë pati edhe hetim nga ana e FSHF-së, por pa u arritur ndonjë përfundim konkret.
Ndërkaq, ky shqetësim ka bërë që të kalojë disi në plan të dytë hulumtimi për një trajner të ri të Vllaznisë.
Burimet nga Shkodra pohojnë se takimi i pritur dje mes drejtuesve kuqeblu dhe trajnerit Sulejman Starova, është shtyrë për sot, ndërsa shtohet se Rudi Vata ka mbetur i pakënaqur nga niveli i Vllaznisë në ndeshjen ndaj Bylisit në kupë.
Vllaznia duket se nuk do të nxitohet për të gjetur trajnerin e ri, ndërsa përfliten edhe emrat e Shkëlqim Muçës dhe Ramadan Shehut.