E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peshkopi, banorët protestë për mungesën e energjisë

Disa qindra banorë të komunës Maqellarë të rrethit të Dibrës protestojnë, pasi prej dy javësh nuk kanë energji elektrike në shtëpitë e tyre. Banorë të kësaj zone kanë protestuar përballë nënstacionit elektrik në Vojnik. Banorët kanë kërcënuar se do të bollokojnë nënstacionin nëqoftëse nuk u kthehet energjia elektrike në shtëpitë e tyre.
Kompania Cez në një lajmërim të saj sqaron se këtë banorë janë debitorë ndaj si masë ndëshkuese u është ndërprerë energjia. Ndërsa banorët shpjegojnë se vetëm 25% e tyre i janë debitor CEZ-it dhe nuk pronojnë që të ndëshkohen në mënyrë kolektive. Pas dy orë proteste të banorëve pranë zyrave të kompanisë, kjo e fundit ka bërë rilidhjen e energisë elektrike.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›