E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lojrat Olimpike 2012, eleminohet Majlinda Kelmendi

Majlinda Kelmendi, kosovarja që garon në disiplinën e xhudos dhe në Olimpiadë përfaqëson Shqipërinë u eliminua në 1/8 e finales, nga konkurrentja prej Mauritanisë.

Me këtë eleminim u shuan shpresat e vendit tonë për një medalje. Ajo më herët mundi në rrethin e parë finlandezen, Jana Sundberg duke u kualifikuar kështu në 1/8 e finales.

Kelmendi merr pjesë për herë të parë në Lojërat Olimpike, të cilat po zhvillohen në Londër.

Me gjithë përpjekjet për të mbrojtur flamurin kosovar në këto lojëra, kjo nuk u realizua për shkak rë refuzimit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, që Kosova të marrë pjesë si shtet në Olimpiadë.

Komiteti nuk ka pranuar as që Kelmendi të përfaqësohet me flamur neutral olimpik.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›