E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peshkopi, debora shtrenjton biletat

Debora e rene ditet e para te vitit dhe temperaturat e uleta paralizuan jeten ne qytet dhe ne fshatrat perreth Peshkopise.

Rruga nacionale Peshkopi - Tirane eshte e kalueshme vetem me zinxhire. Po megjithe deboren e rene, temperaturat e uleta dhe rrugen e veshtire, shume njerez detyrohen te udhetojne ne kete kohe e kushte te veshtira.

Jane kryesisht emigrantet dhe studentet, te cilet pasi kaluan festat e fundvitit u duhet te kthehen perseri ne vendet ku punojne e studiojne. Te gjithe udhetaret u perballen me trefishimin e cmimit te biletes.

Por nga ana tjeter shoferet e pyetur e justifikojne rritjen e cmimit me faktin se rruga eshte shume me rrezik, luhet jeta e njeriut, rruga eshte e gjate. Ne kushte te tilla atyre u duhet te udhetojne per 12 ore rresht dhe se rruga e veshtire qe behet vetem me zinxhire mund te sjelle difekte dhe avari gjate udhetimit.

Ky fenomen perseritet cdo vit ne periudhe fluksi emigrantesh ne kohe me debore.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›