E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet serish gjyqi ndaj “Bandës së Durrësit”

Shkak ka qene i pandehuri kryesor dhe kreu i bandes Lul Berisha. Ai nuk pranoi avokatin e caktuar nga gjykata, por kërkoi të mbrohej ne gjyq nga avokatet e tij mbrojtes, të cilët ne menyre sistematike mungojne ne seanca 

TIRANE-Shtyhet për të 37 here te Gjykatën e Krimeve të Rënda gjyqi në ngarkim të Bandës së Durrësit. I pandehuri kryesor dhe kreu i bandes Lul Berisha nuk pranoi avokatin e caktuar nga gjykata, por kërkoi të mbrohej ne gjyq nga avokatet e tij mbrojtes, të cilët ne menyre sistematike mungojne ne seancat gjyqesore duke krijuar nje precedent te rrezikshem ne gjykimin e ceshtjeve. Nga 53 seancat ne ngarkim të Bandes se Durrësit mbi 70 per qind e tyre jane shtyrë. Dhe pse gjykata ka vendosur zevendësimin e avokatëve mbrojtës me avokatë të emëruar prej saj, sërish edhe kjo duket se nuk ka qënë një zgjidhje për problemin tashme gangrene te gjykimit te ceshtjeve te cilat duket se mbeten peng i avokateve mbrojtes. Banda kriminale e Lul Berishes, me drejtues te perbashket Lulezim Berisha dhe Klodian Saliun funksiononte prej vitit 1994 ne qytetin bregdetar. Kjo Bandë dyshohet si autore e nje seri vrasjesh te ndodhura në Durres e Tirane, nga viti 1998 e ne vazhdim, trafikim lendesh narkotike etj.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›