Topi-Sejdiu: Marreveshje shengen mes dy vendeve

Pas mberritjes ne aeroportin e Prishtines rreth ores 9:00 presidenti u takua me presidentin Fatmir Sejdiu me te cilin nje nga ceshtjet e diskutimit ishte shtimi i marredhenieve shume te mira mes dy vendeve.
Ne takim u diskutua per mundesine e firmosjes se nje marreveshje qe parashikon levizjen e lire mes dy vendeve, nje marreveshje shengen qe do te evitonte procedurat ne kufi. Detajet e saj do te percaktohen nga ekspertet.
Ndersa ne lidhje me postin e ambasadorit ne Prishtine, presidenti Bamir Topi i pyetur nga gazetaret deklaroi se do te dekretonte ate menjehere sapo te mberrinte propozimi.
Presidentet kane bere deklarata ne lidhje me situaten ne Mitrovice duke e cilesuar ate si zbatim i skenareve te se kaluares. Pas takimit me kreun e shtetit te Kosoves, Presidenti Topi do takohet me kryeministrin Thaçi, drejtues te partive politike dhe minoriteteve ne Kosoves si dhe komandantet e KFOR.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code