Gjen një prezervativ të përdorur në salcë, dëmshpërblehet
Share
Firma e njohur Unilever është gjobitur me 3800 euro nga një gjykatë braziliane pasi një shtëpiake gjeti një prezervativ të përdorur në kutinë e salcës së domateve.
Cintia Mayerle dhe familja e saj e kishin ngrënë vaktin e përgatitur me makarona kur ajo zbuloi prezervativin ndërsa po hidhte atë që kishte mbetur nga salca.
Ajo e mori kutinë e salcës Knorr dhe e dërgoi për analiza në një universitet vendas.
Unilever ka refuzuar të besojë se prezervativi ishte brenda në produktin e tyre. Ata thonë se nuk ka asnjë shans që prezervativi të futet brenda për shkak se i gjithë procesi është i mekanizuar plotësisht.
Por gjykata vendosi në favor të gruas.
Unilever është një nga kompanitë më të mëdha në botë për mallra konsumi.