Toreadori spanjoll dhuron një spektakël të vërtetë
Share
Toreadori spanjoll, Jose Palazon, edhe vetë nuk do e kishte besuar se do arrinte të kthente një dem përmbys në këtë mënyrë.
Ai ka dhuruar spektakël gjatë një shfaqje në Alicante, ku festohet një nga festivalet më të rëndësishëm në axhendën kulturore të qytetit.
Megjithëse ndeshjet me dema në Spanjë janë një sport shumë popullor, zërat kritikë ndaj këtij sporti janë shtuar ndjeshëm. Disa herë është marrë në shqyrtim mundësia e ndalimit të këtij sporti, pasi cilësohet një mizori ndaj kafshëve.
