E Diel, 1 Nëntor 2026

BB prezanton sot raportin 6 mujor për ecurinë ekonomike

Banka Botërore pritet të prezantojë sot raportin për ecurinë ekonomike të 6 mujorit të parë. Ky raport fokusohet mbi zhvillimet ekonomike në Evropën Juglindore ku bën pjesë edhe vendi ynë.

Numri i dytë i raportit mbulon zhvillimet më të fundit ekonomike, përfshirë ndikimin e krizës në vendet e Europës Juglindore si dhe sfidat kryesore të politikave për stabilitet dhe rritje afatgjatë në rajon.
 

Raporti do të prezantohet në Shkup nga Zeljko Bogeti, Kryeekonomist dhe Koordinator i Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor.
Zyrat e Bankës Botërore në vendet e Evropës Juglindore do të lidhen me sistem videokonferencë.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›