E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peshkopi policia ne gatishmeri per zgjedhjet

Policia e Peshkopisë është e gatshme t’u garantojë qytetarëve zgjedhje të qeta dhe pa incidente. Pas përfundimit të trajnimit të punonjësve të kësaj drejtorie është hartuar edhe plani i masave për ditën në vazhdim dhe kryesisht për ditën e zgjedhjeve.

Drejtori i Policisë së Peshkopisë Artan Hasanaj u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Qarkut Dibër, që pavarësisht bindjeve politike të tregojnë maturim dhe të ushtrojnë të drejtën e votës,duke respektuar rregullat e procesit të votimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›