Zgjedhjet, të verbërit kundër fletës së votimit: Nuk lejon privatësinë
TIRANË- Kryetari i të verbërve, Sinan Tafaj ka deklaruar sot se në 8 Maji rreth 10 mijë të verbërve iu mohohet e drejta për të votuar në privatësi, pasi KQZ nuk ka miratuar fletët e posacme, shabllon që do t’ju jepte mundësinë të votonin pa shoqërues.
“Këtu nuk kemi të bëjmë me një mohim të së drejtës së votimit, pasi kodi zgjedhor ua njeh këtë të drejtë të verbërve edhe duke votuar me shoqërues, por këtu kemi të bëjmë me mohimin e një të drejte që kodi zgjedhor u njeh të verbërve për të votuar në mënyrë të pavarur me ndihmën e pajisjeve të posacme të parashikuara në kod. Ata që kërcënohen nga kjo e drejtë janë mbi 10 mijë qytetarë. Shkaku se pse nuk janë prodhuar nuk e dimë. Pasi nuk kemi marrë përgjigje nga KQZ për shkresat e dërguara në 24 mars dhe 11 prill të këtij viti, në të cilat kemi parashturar shqetësimin tonë dhe kemi ofruar bashkëpunimin tonë për ti realizuar ato me një cilësi të pranueshme dhe që ijep mundësi të verbërve për të votuar në mënyrë të pavarur”, tha Tafaj.
Sipas tij, vota është e fshehtë dhe vetëm votimi shabllon, tashmë i pagarantuar do ta vendoste një të verbër në kushte të barabarta me cdo qytetar tjetër.
“Kur thuhet votimi është fshehtë kihet parasysh një votim personal. Votimi me shoqërues është një zhgjidhje nga e keqja. Votimi me shabllon që ne kërkojmë është një votim që e vë qytetarin e verbër në kushte të barabarta me cdo qytetar tjetër”, përfundoi Tafaj.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Të verbërit kundërshtojnë fletën e votimit pasi s'votojnë dot në privatëci