Berisha: Pogradeci me alternativën tonë potencial turistik
POGRADEC- Kryeministri Berisha dhe Aleanca për Qytetarin mbyllën sot paradite fushatën elektorale në qytetin e Pogradecit, nga ku u kërkua edhe njëherë të votohet alternativa e tyre Luan Topçiu.
Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë u shpreh i vendosur për të ndërtuar një Pogradec, tjetët, Pogradecin me potencial turistik
“4 vitet që vijnë do të jenë vitet e bumit turistik në Pogradec. Votoni alternativën tonë, pasi jemi të vendosur për ta shndërruar këtë qytet në një potencial turistik”, tha Berisha.
Kryeministri deklaroi më tej, se me fitoren në Pogradec e të gjithë Shqipërinë do vazhdojë të ndërtohet ëndrra europiane.
“Sot lëvizim pa viza në Europë, ekonomia shqiptarë është në rritje, prandaj le ta kthejmë 8 Majin në ditën e vlerave të mëdha”, u shpreh Berisha.
Kryeministri shprehu bindjen se me ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan shkurtohet ndjeshëm distanca mes Pogradecit dhe kryeqytetit. "Distanca mes Tiranës dhe Pogradecit do të mund të përshkohet për rreth 1 orë. Autostrada Tiranë-Elbasan e bën Pogradecin një qytet turistik të çdo sezoni për të gjithë shqiptarët dhe Europën", tha më tej Berisha.
(m.a/BalkanWeb)