Kërcënon gjyqtarin, arrestohet 28-vjeçari
SHKODËR- Nuk ka qenë dakord me vendimet e gjyqtarit dhe ka hyrë në zyrën e tij në ambientet e gjykatës, ku dhe ka ushtruar dhunë fizike. Policia ka bërë ndalimin e 28-vjeçarit, Eder Plisi, me banim në lagjen “10 korriku” në Shkodër, për kundërshtimin dhe goditjen e gjyqtarit. Sipas policisë, 28-vjeçari ka hyrë në zyrën e gjyqtarit dhe e ka goditur atë. Menjëherë kanë ndërhyrë policët, të cilët kanë bërë ndalimin e tij në flagrance. Ndërsa burime nga gjykata bëjnë të ditur se dy ditë më pare incidenti ka ndodhur në sallën e gjyqit ku 28-vjeçari ka tentuar të godasë gjyqtarit por është ndaluar nga policët që ndodheshin aty. Materialet në ngarkim të 28-vjeçarit Plisi i kanë kaluar prokurorisë.