E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peshkopi, skandal seksual, përdhunohet 4 vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Peshkopisë. Një 18 vjeçar ka përdhunuar në banesën e tij një fëmijë vetëm 4 vjeç. Një 18 vjeçar me I.Halili ka mashtruar me çokollata vogëlushin që mbante të njëjtin mbiemër, pasi janë nga i njëjti fis dhe më pas e ka përdhunuar në banesën e tij. Pas kësaj, fëmija e i vogël është traumatizuar dhe ka shfaqur probleme në sjelljen pranë familjarëve. Prindërit e kanë dërguar menjëherë në spital ku mjekët pas verifikimeve të para nuk kanë pranuar të ndërhyjnë pa praninë e ekspertëve të policisë. Ekspertiza ka vërtetuar ngjarjen ku më pas e ka treguar edhe vogëlushi. I.Halili, i lindur në fshatin Bahut të Dibrës, banonte fare pranë familjes së vogëlushit. Policia ka ndërhyrë menjëherë duke e arrestuar atë. 4 vjeçari është nisur menjëherë drejt Tiranës ku po i nënshtrohet kontrollit të mjekëve në spitalin ushtarak. Ndërkohë, zoti Puca bën të ditur se I. Halil ndodhet i arrestuar dhe pritet të dalë sot para trupit gjykues.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›