Mediu:PR, në zgjedhje kualicion me PD-në

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu dhe anëtarë të Kryesisë kanë zhvilluar sot një takim me kryetarët e Asambleve Rajonale dhe kryetarët e Degëve të Rretheve të kësaj partie, gjatë së cilës ai u shpreh se, ''Ne do të jemi në kaolicion me Partinë Demokratike, në zgjedhjet e 28 qershorit, ndërsa marrëdhëniet konkrete elektorale si dhe veprimi politik në këto zgjedhje mbeten për t'u përcaktuar së shpejti". Ky takim mbylli procesin e propozimit të kandidaturave për deputet nga degët. Kryesia e Partisë Republikane do të analizojë dhe vlerësojë përfundimisht këto propozime, për të marrë një vendim të plotë në Asamblenë Kombëtare, gjatë tre javëve të ardhshme.