Votimet, s’ndryshojnë kutitë, por kodet e sigurisë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vleresoi se modeli i kutive qe u perdor per zgjedhjet e 2007-es eshte me i miri per tu perdorur dhe kete vit. Pavarësisht se modeli i kutive nuk do te jete i ri, kodet e sigurisë se tyre do të jenë të reja.
TIRANE-Komisioni Qendror ka miratuar sot kutitë e votimit, të cilat do të jenë të ngjashme me ato të përdorura në zgjedhjet lokale të vitit 2007 por me kode të reja sigurie.
Pavarësisht se modeli i kutive do të jetë si ai i kutive të vjetra që u përdorën në zgjedhjet lokale, kodet e sigurisë do të jenë të reja. Kodet e sigurisë që u përdorën për mbylljen e kutive të votimit në zgjedhjet lokale, edhe pse janë në gjendje në magazinën e KQZ-së, nuk do të përdoren në zgjedhjet e qershorit, pasi mund të përbëjnë rrezik për ecurinë e procesit elektoral. Për këtë arsye KQZ-ja vendosi në mbledhjen e sotme edhe për blerjen e kodeve të reja me elemente të tjera sigurie, në sasinë 90 mijë copë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shtyu për ditën e sotme shqyrtimin e projekt-vendimit për miratimin e modelit të kutisë së votimit, kutisë së materialeve zgjedhore dhe kodeve të sigurisë që do të përdoren për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Ndonëse ka qenë në rendin e ditës, KQZ-ja, me kërkesë të përfaqësuesit të Partisë Socialiste, Genc Gjoncaj, shtyu për në mbledhjen e radhës shqyrtimin e këtij projektvendimi. Gjoncaj kërkoi shtyrjen, me arsyetimin se nuk është njohur në kohë me materialet që shoqërojnë këtë projekt-vendim.
(d.b/BalkanWeb)