Raporti i DASH, Rama: Ndryshim emergjent e qeverisjes

Nje dite pas publikimit te raportit per te drejtat e njeriut te Departamentit Amerikan te Shtetit, Rama theksoi se menjehere pas zgjedhjeve, do te merren masa kunder varferise, korrupsionit dhe do te kete nje ndryshim te plote te kursit qe vendi ka ndjekur tre vitet e fundit.
"Qeveria e re do ta mbylle kapitullin e dhunes ndaj mediave, do te nisim nje lufte te ashper kunder korrupsionit dhe nuk do te lejojme sulmin e institicioneve te drejtesise", u shpreh Rama.
Sipas tij, qeverisja e re do te jape edhe zgjidhjen per ceshtjen e ish-pronareve, te cilet ne keto tri vitet e fundit nuk kane marre te drejten per te patur pronen e tyre, madje jane lene pas dore, duke mos marre asnje fond prej qeverise.
"Qe Berisha do te sillej si komunist me ish-pronaret dhe si bajraktar me ndarjen e tyre, nuk e dyshonim, por qe pronaret do te merrnin me pak se ne qeverisjet e mepershme kjo eshte e patolerueshme", u shpreh Rama.
Duke folur per Ligjin e Lustracionit, Rama theksoi se DASH ngriti te njejtja rezerva, ndaj eshte e domosdoshme qe te kete nje ndarje nga e shkuara komuniste, por permes nje projekti konsensual.