E Enjte, 5 Nëntor 2026

“Peshqit duan qetësi”, Sulejman Zaganjori, peshkatari nga Zogajt e Shkodrës në një rrëfim për RTSH

Sulejman Zaganjori prej vitit 1976, që në moshën 15 vjeçare, çdo gjë e ka të lidhur me peshkimin… Deri në vitin1991 punoi në ndërmarrjen e peshkimit, ndërsa më pas krijoi edhe mikromjedisin e tij të peshkimit; me lundër, e të gjitha mjetet e peshkimit.

Me shumë krenari thotë për RTSH-në, se është pasardhës i një prej 4 familjeve që peshkimin e kanë patur fillesë e trashëgimi.

Prej muajit shtator është i ndaluar peshkimi në liqenin e Shkodrës. Sulejmani pranon që pa shkelur asnjë prej rregullave të këtij sezoni të na marrë me vete në lundër për të na treguar arsyet se pse deri në maj nuk lejohet peshkimi.

Por përmes këtij rrëfimi nxjerr zbuluar edhe ata që mund të abuzojnë me faktin se po ofrojnë peshk të freskët nga liqeni i Shkodrës.

Krahas furnizimit të tregut vendas, rreth 70% e produkteve të peshkut është e orientuar drejt eksportit në tregun e BE-së.

/rtsh/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›