E Enjte, 5 Nëntor 2026

Fermerët protestojnë, kundërshtojnë Skemat Kombëtare për mbështetjen e bujqësisë

Nuk u dëgjuan propozimet e tyre, por fermerët e Myzeqesë ende shpresojnë se mund të ndërhyhet në të mirë të prodhuesit.

Pas publikimit të skemave kombëtare për mbështetjen e bujqësisë gjatë këtij viti, ata konstatojnë disa pika që mund të përkeqësojnë gjendjen e tyre, ndaj u mblodhën sot në zonën e  Urës së Kuçit në Berat dhe bëjnë thirrje për rishikimin e këtyre skemave.

Blegtorët po shesin bagëtitë për shkak të mos grumbullimit të qumështit dhe mos përfitimit nga skemat. Rritja e çmimit të naftës dhe zgjedhja e përfituesve që mbështesin qeverinë janë disa nga arsyet që sollën protestën. Blegtorët gjatë protestave të muajit tetor kërkuan të subvensionohen 10 lekë për litër qumështi, ndërsa kërkesa nuk u mor parasysh.

Në rast mos reflektimi, fermerët paralajmërojnë protesta më të mëdha pas zgjedhjeve të 6 marsit. Për vitin 2022, fondi i parashikuar për mbështetjen e bujqësisë është 3.2 miliardë lekë, dhe përfshin 5 skema: serrat; blegtorinë dhe peshkimin; naftën për bujqësinë; ndërtimin e tregjeve të produkteve bujqësore dhe të kafshëve të gjalla si dhe Inovacione dhe digjitalizim në bujqësi. 

/rtsh/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›