E Enjte, 5 Nëntor 2026

Skemat e subvencioneve në bujqësi, Kreu i Sindikatës së Fermerëve: Jemi të zhgënjyer

Fermerët janë të zhgënjyer me fondin e parashikuar për mbështetje në fushën e bujqësisë dhe mënyrën se si do të përdoret.

Eduart Sharka, kryetar i Sindikatës së Fermerëve, në një intervistë për RTSH, tregon arsyet e mosdakordësisë së tyre, duke nisur që nga fondi i akorduar.

Sharka analizon zë për zë edhe mënyrën e ndarjes së fondit. Ndërsa vlerëson futjen në këtë skemë të prodhuesve të serave, shton se është diskriminues kushti për subvencionim deri në 400 mijë lekë në vit  vetëm  për prodhuesit e serave që kanë mbi i hektarë të mbjella.

Këtë vit ndryshe nga vitet e shkuara do subvencionohen vetëm blegtorët që mbarështojnë 10 lopë e lartë për Sharkën edhe ky është një kusht diskriminues, ndërsa e shqetëson fakti se për shkak të fondit të vogël, për të qenë fitues rol do të luajë faktori kohë.

Sharka shton se jo vetëm që nuk u dëgjuan propozimet e tyre, por ka edhe më shumë. Për të kundërshtuar skemat e sivjetme fermerët janë thirrur të dielën në protestë.

/rtsh/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›