Pësojnë rënie tregjet e aksioneve në Azi

Tregjet e aksioneve në Azi kanë rënë sot. Ekziston frika se tregjet ekonomike në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë mund të hyjnë në një recesion të ri.
Indeksi japonez Nikkei ka rënë më shumë se dy për qind pas hapjes, ndërsa tregjet në Korenë e Jugut dhe Australi po ashtu kanë rënë.
Ndërsa, treguesit në Londër, Paris dhe Frankfurt po ashtu flasin për humbje të konsiderueshme.
Duke reflektuar shqetësime rreth një ngadalësimi ekonomik, çmimi i naftës ka rënë ndërsa, çmimi i arit është rritur.