Qiraja për ndërtesat e trojet e lira
18/08/2011 METE detajon tarifat dhe vlerat dysheme për pasuritë shtetërore që do të jepen me qira
Brenda unazës së vjetër të Tiranës qiraja mujore jo më pak se 300 lekë/m2 në muaj
Përcaktohen tarifat dhe vlerat dysheme për të gjitha kategoritë e pasurive shtetërore që do të jepen me qira. Me anën e një vendimi të qeverisë, i cili ka hyrë në fuqi pas publikimit të tij në Fletoren Zyrtare parashikohet që për pasuritë shtetërore, që jepen me qira ose enfiteozë, vlera dysheme e detyrimit mujor përcaktohet si shumë e vlerës së qirasë mujore për të gjitha objektet, që jepen me qira ose enfiteozë, të llogaritura. Në këtë mënyrë, për ndërtesat brenda unazës së vjetër të Bashkisë së Tiranës, tarifat dysheme të qirasë mujore janë jo më pak se 300 (treqind) lekë/m2 në muaj. Ndërkohë, jashtë unazës e brenda vijave kufizuese të Bashkisë së Tiranës, jo më pak se 200 (dyqind) lekë/m2 në muaj. Jashtë vijës kufizuese të Bashkisë së Tiranës, jo më pak se 20 (njëzet) lekë/m2 në muaj. Brenda vijave kufizuese të bashkive Berat, Durrës, Fier, Korçë, Lushnjë, Pogradec, Sarandë, Shkodër, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër, Kavajë, Krujë, Laç, Lezhë, jo më pak se 150 (njëqind e pesëdhjetë) lekë/m2 në muaj. Jashtë vijave kufizuese të këtyre bashkive, jo më pak se 100 (njëqind) lekë/m2 në muaj. Brenda vijave kufizuese të bashkive Bilisht, Ersekë, Ballsh, Peqin, Tepelenë, Dibër,Pukë, Kukës, Përmet, Delvinë, Bulqizë, Gramsh, Has, Kuçovë, Librazhd, Malësi e Madhe, Mat, Rrëshen, Skrapar, Tropojë, Ura Vajgurore, Manëz, Sukth, Shijak, Fushë-Krujë, Cërrik, Patos, Roskovec, Divjakë, Libohovë, Maliq, Shëngjin, Vau i Dejës, Kamë, Vorë, Rrogozhinë, Himarë, Selenicë, Orikum, Konispol, si dhe të bashkive të tjera, që do të shpallen të tilla me akte ligjore, jo më pak se 100 (njëqind) lekë/m2 në muaj. Jashtë vijave kufizuese të bashkive të sipërpërmendura, jo më pak se 50 (pesëdhjetë) lekë/m2 në muaj. Nga ana tjetër, ndërtesat që do të përdoren për zyra, zyra doganore, dyqane “Duty Free” dhe agjenci shërbimi në aeroporte e dogana, jo më pak se 2500 (dy mijë e pesëqind) lekë/ m2 në muaj. Ndërtesat, që do të përdoren për zyra, agjenci shërbimi në porte, jo më pak se 1000 (njëmijë) lekë/m2 në muaj. Për truallin funksional, tarifa dysheme e qirasë mujore është 20 (njëzet) për qind e tarifës dysheme të detyrimit mujor të përcaktuar për ndërtesat. Trualli nën ndërtesë (objektit) përfshihet në tarifën e qirasë së ndërtesës.
Tarifat për trojet e lira
Për truallin e lirë, tarifa dysheme e qirasë mujore është 100 (njëqind) lekë/m2. Për pasuritë e ndërmarrjeve, shoqërive a institucioneve shtetërore me karakter kombëtar(kulturor, historik, muzeal, arkeologjik), të shpallura të tilla me akte ligjore, tarifa dysheme e detyrimit mujor e përcaktuar më sipër shumëzohet me 2 (dy). Kur ndërtesa është me dy ose më shumë kate, për efekt të llogaritjes së qirasë mujore do të merret parasysh sipërfaqja e çdo kati. Për përcaktimin e vlerës së detyrimit mujor të qirasë, për pasuritë e luajtshme (makineritë, pajisjet, linjat teknologjike, makineritë e pajisjet në galeritë minerare etj.), që jepen me qira, ndërmarrja përcakton vlerën e qirasë vjetore, që është sa 1/10 e VAM-it (vlerës aktuale minimale), të llogaritur si diferencë e vlerës fillestare të kontabilizuar minus amortizimin në vite, mbështetur në vendimin nr. 401, datë 23.10.1989 të Këshillit të Ministrave (pjesa për investime), shumëzuar me indeksin e çmimeve të muajit përkatës, të publikuar nga INSTAT-i. Për objektet voluminoze si: rezervuarët, depozitat dhe silloset, që jepen me qira me qëllim tregtimi, brenda vijave kufizuese të qyteteve: Tiranë, Berat, Durrës, Fier, Korçë, Lushnjë, Pogradec, Sarandë, Shkodër, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër, Kavajë, Krujë, Laç, Lezhë, tarifa dysheme e qirasë është 400 (katërqind) lekë/m3 në muaj, ndërsa jashtë vijave kufizuese të qyteteve të sipërpërmendura, si dhe në të gjitha zonat e tjera, tarifa e qirasë është 200 (dyqind) lekë/m3 në muaj.
Nxitja e biznesit
Për objektet e dhëna me qira ose enfiteozë, me sipërfaqe mbi 200 (dyqind) m2, vlera e detyrimit mujor rillogaritet me zbritje, kur subjekti, që ka marrë me qira ose enfiteozë, vërteton se ka plotësuar kriteret e mëposhtme: Për punësimin mesatar vjetor, të vërtetuara nga institucionet shtetërore përkatëse: kur punësohen 20 - 50 veta, zbritja është 10 për qind; kur punësohen 51 - 100 veta, zbritja është 20 për qind; kur punësohen 101 - 200 veta, zbritja është 30 për qind; kur punësohen mbi 201 veta, zbritja është 40 për qind. Për investimet e kryera, të vërtetuara nga llogaritë financiare të certifikuara: kur investohen 50 (pesëdhjetë) milionë lekë deri në 80 (tetëdhjetë) milionë lekë, zbritja është 10 për qind; kur investohen 80 (tetëdhjetë) milionë lekë deri në 100 (njëqind) milionë lekë, zbritja është 20 për qind; kur investohen mbi 100 (njëqind) milionë lekë, zbritja është 30 për qind. Ulja e vlerës së detyrimit mujor aplikohet si shumë e të dyja kritereve më lart. Ulja e vlerës së detyrimit mujor zbatohet si shumë e të dyja kritereve edhe për kontratat në fuqi, të lidhura para daljes së këtij vendimi, për dhënien me qira dhe enfiteozë të pasurive shtetërore. Ulja e vlerës së detyrimit mujor nga realizimi i investimeve vlen deri në përfundimin e afatit të kontratës së qirasë apo enfiteozës, ndërsa ulja e vlerës së detyrimit mujor nga niveli i punësimit mbrohet çdo vit, në funksion të vërtetimit vjetor të punësimit, të lëshuar nga institucionet shtetërore përkatëse.
Kontrata me tarifën simbolike
Pasuritë shtetërore u jepen të tretëve edhe me kontrata qiraje ose enfiteoze me tarifë 1 (një) euro kontrata, kur në këto pasuri shtetërore do të kryhen veprimtari prodhuese industriale në nivele investimi mbi 10 (dhjetë) milionë euro ose kur kemi të bëjmë me zgjidhjen e problemeve ekonomike e sociale në zona të veçanta. Kushtet dhe kriteret e konkurrimit për këto kontrata përcaktohen, rast pas rasti, me vendim të Këshillit të Ministrave. Procedurat e konkurrimit për objektet, që jepen me qira ose enfiteozë me tarifë 1 euro kontrata, pas daljes së vendimit të Këshillit të Ministrave, janë të njëjta me ato të përcaktuara në kapitullin II të këtij vendimi. Para nënshkrimit të kontratës së qirasë ose enfiteozës me tarifë 1 euro kontrata,qiramarrësi ose enfiteozëmarrësi është i detyruar të kryejë pagesën e garancisë së kontratës, në vlerën 10 për qind të vlerës së investimit të marrë përsipër në konkurrim. Garancia kthehet pas përfundimit të investimit. Në rast se subjekti, që ka lidhur një kontratë me tarifë 1 euro kontrata, nuk realizon kushtet e saj, kontrata kthehet në kontratë qiraje ose enfiteoze dhe vlera e detyrimit mujor rillogaritet, sipas tarifave të përcaktuara në kapitullin III të këtij vendimi, dhe ky subjekt penalizohet me gjobë, në masën e garancisë së depozituar, në çastin e lidhjes së kontratës.
Monitorimi i kontratave
Monitorimi i kontratave të qirasë dhe enfiteozës drejtohet nga organi që ka lidhur kontratën e qirasë ose të enfiteozës. Monitorimi bëhet nga njësitë monitoruese që janë institucionet shtetërore, shoqëritë tregtare dhe ish-ndërmarrjet shtetërore, që kanë në administrim objektet e dhëna me qira ose enfiteozë, si dhe nga degët e shoqërive publike pranë prefekturave. Njësitë monitoruese të kontratave të qirasë ose enfiteozës kryejnë këto detyra: Pas lidhjes se kontratës së qirasë ose enfiteozës, bëjnë dorëzimin me procesverbal, te qiramarrësi ose enfiteozëmarrësi, të objektit të përshkruar në kontratë, sipas genplanit përkatës. Në procesverbalin, që shoqërohet me pamje fotografike të momentit, përshkruhen qartë gjendja fizike e pronës dhe vlera kontabël e objektit që jepet me qira ose enfiteozë, sipas llogarive financiare në fund të vitit paraardhës. Kur mbaron afati i kontratës ose kur kontrata zgjidhet para afatit, marrin në dorëzim me procesverbal objektin që ka në administrim.) Ndjekin në vijimësi respektimin e kushteve të kontratave të qirasë ose enfiteozës dhe, çdo 6 (gjashtë) muaj, hartojnë akte rakordimi me subjektet qiramarrëse ose enfiteozëmarrëse. Dërgojnë në degën e shoqërive publike pranë prefekturës një kopje të kontratave të lidhura sipas shkronjave “a” dhe “b”, të pikës 6 të kapitullit I të këtij vendimi, shoqëruar me kopje të genplanit të objektit të dhënë me qira.