E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pesticidet helmojne ujin e pijshem

MIRDITE- Pesticidet ndotin burimet e ujit te pijshem ne zonen e Oroshit ne Mirdite. Hedhja e 5 autoboteve me lende kimike te rrezikshme ne menyre te pakontrolluar ne nje lugine perroi, eshte bere shkak qe banoret te leshojne alarmin. Pesticidet e rrezikshme qe mendohet te kene ardhur nga jashte vendit dhe te kene kryer "rrethin vicioz" neper disa magazina, dyshohet se jane hedhur para nje jave pergjate aksit kombetar Rreshen-Kukes-Kosove, ne vendin e quajtur Qafe-Bene. Pesticidet jane shkarkuar nga autobotet per ne luginen e nje perroi, siper nje lagje te fshatit Blinisht te komunes Orosh, duke shkrumbuar per disa kilometra gjithcka ne bimesi apo gjallesa, per te rene ne pas per ne lumin Fan i Madh, i cili derdhet ne lumin Mat e me tej ne detin Adriatik. Njeri prej banoreve te kesaj lagjeje, Zef Bazhella, ish-kimist, thote se, "para nje jave na erdhi uji me ngjyre dhe ere te rende ne cezme, ndersa per fat nuk e konsumuam". Ndersa eshte ngjitur per tek depo e ujit, ai ka vene re nje sasi te madhe pesticidesh me forme te lenget dhe te qullet, qe ishte hedhur duke shkrumbuar gjithcka. "Aty kuptova ate qe kishte ndodhur, kur nje dore misterioze ka hedhur ato mbetje te rrezikshme me idene se nuk ishin vene re nga ndokush. Por disa banore kane pare makinen qe i ka hedhur dhe se kete fakt e kane denoncuar ne polici", thote Bazhella per "KJ". Situata cilesohet kritike, pasi uji nuk mund te pihet dhe rrezikohen femijet.

Aleksander Ndoja


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›