Doganieret, prokuroria zbardh skemen e perdorur per targimin e automjeteve
Tirane- Prokuroria e Tiranes ka zbardhur skemen e perdorur nga doganieret dhe punonjesit e transportit, qe kryenin targimin e automjeteve. Dy persona jane paraqitur ne prokurori ne gusht te vitit te kaluar, ku edhe kane kallezuar te gjithe ngjarjen. Menjehere pas kallezimeve, Njesia e Task-Forces ka nisur pergjimet e saj telefonike. Burime nga prokuroria bene me dije dje, se automjetet vinin nga jashte dhe dilnin nga dogana pa dokumente, kalim i lejuar ky, nga doganieret pa u zhdoganuar automjeti. Agjentet doganore e merrnin pa targa dhe kundrejt shumave te konsiderueshme, arrinin t'i benin dokumentet permes bashkepunetoreve. Pas kryerjes se te gjitha dokumenteve, automjeti targohej. Per nje zhdoganim dhe nje targim automjeti, keta shtetas perfitonin deri ne 5 milione leke. Nga ana tjeter burimet kane shtuar se te pandehurit kane mbajtur nje qendrim mohues, ndaj akuzave te ngritura nga prokuroria, duke mohuar qe t'i pergjigjen edhe pyetje. Ne dosjen hetimore gjenden vetem dy raste te targimit te automjeteve me dokumente te falsifikuara, ndersa burimet shtuan se gjate hetimeve ato do te shtohen. Sot prokuroria do te dorezoje ne gjykate edhe kerkesen per vleresimin e mases se sigurise te caktuar ne mungese, ndersa gjykata neser pritet qe t'i vleresoje. Te pandehurit qe akuzohen jane: Engjell Dylgjeri, 48 vjec, me detyre agjent doganor, Xhevdet Mali, me detyre agjent doganor, Ylli Sharri, 46 vjec, komisioner prane Lejeve te Drejtimit ne Drejtorine Rajonale te Sherbimit te Transportit Rrugor Tirane, dhe Olgert Isa, 27 vjec, me detyre inxhinier, pranues dokumentesh prane Drejtorine Rajonale te Sherbimit te Transportit Rrugor Tirane, Frida Guxia, 56 vjece, me detyre doganiere ne Shkoder, Sofokli Qose, 42 vjec me detyre doganier ne Tirane dhe Ilmi Krantia, 50 vjec me detyre doganier ne Tirane.