E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perse t'i thuash jo CENTRALEVE BERTHAMORE:

-Nuk eshte akoma i zgjidhur problemi i mbetjeve radioaktive te cilat jane vdekjeprurese per disa miliona vite!

-Nese nje central berthamor shperthen, nje territor sa dy here Republika e Shqiperise, kthehet ne te pabanueshem.

-Cmimi per blerjen e URANIUMIT qe sherben si djeges ne CENTRAL po vjen duke u rritur, duke sjelle edhe rritjen e kostos se energjise qe prodhon!

-Ne rast te ndonje "MINI" aksidenti ne impiantin e ujerave ftohes te centralit berthamor, i gjithe liqeni i Shkodres ku eshte parashikuar ndertimi do kontaminohej dhe gatishmeria e pseudo-SHTETIT shqiptar, do ishte minimale ne marrjen e masave ne parandalimin e kontaminimit te metejshem dhe perballimit te kesaj situate!

-Shqiperia nuk perballoi dot nje shperthim jo berthamor ne Gerdec, jo me te perballoje nje berthamor, i cili do kishte permasa KATASTROFALE per te gjithe vendin.

-Radioaktiviteti i larte ne trupin njerezor shkakton Kancer dhe Leucemi, "plus" semundje te tjera!.

-Ka shume pak transparence mbi kontraten qe lejon ndertimin e centralit berthamor mes Shqiperise dhe Kroacise!

-Shpresoj te ju kem informuar sadopak mbi rrezikshmerine e nje centrali berthamor, u bene 20 vite qe POLITIKA po luan me te ardhmen tone, deri tani na mohuan jeten normale, por nuk arriten te na vrasin! Tani me centralin berthamor do ia arrijne shume mire!

PRONARET E SHQIPERISE JEMI NE! JO POLITIKANET!

NA TAKON NEVE RINISE SHQIPTARE TE MOBILIZOHEMI KUNDER NDERTIMIT TE CENTRALIT BERTHAMOR NE SHQIPERI!


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›