E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitet ne mes te dites banka

Tirane- Nje filial i "Raiffeisen Bank" ne Tirane, eshte grabitur dje me arme dhe maska, tek rruga "Ferit Xhajko", prane restorant Durresit. Dy persona rreth moshes 20-25 vjec, te cilet mbanin nga nje pistolete ne dore, nen kercenimin e armes jane drejtuar drejt sportelit dhe me pas kane marre shumen prej 800 mije lekesh. Menjehere sapo kane marre shumen e lekeve, dy te rinjte jane larguar ne drejtim te paditur.

Grabitja

Rreth ores 14:00 ne filialin e bankes, kane hyre dy persona te maskuar dhe te armatosur. Menjehere ata kane shkuar te sporteli, ku nen kercenimin e armes kane kerkuar te gjitha leket qe ndodheshin ne kase. Sipas burimeve nga policia, te dyshuarit e kane futur shumen prej 800 mije lekesh ne nje cante. Me pas keta te fundit kane marre edhe kasetat e kamerave dhe menjehere jane larguar me nje motor, te cilin dyshohet se e kishin lene para bankes. Pas largimit te dy grabitesve, punonjesit e bankes kane njoftuar policine e cila ka mberritur menjehere ne vendngjarje.

Hetimet

Nga hetimet e para te kryera nga Komisariati numer 4, dhe seksioni i Luftes Kunder Vjedhjeve me Dhune, eshte arritur ne perfundimin se dy autoret jane rreth moshes 20-25 vjec me trup mesatar. Vetem keto jane te dhenat e policise se kryeqytetit, pas marrjes edhe te kasetave nga autoret e paidentifikuar. Burime nga policia kane bere me dije se autoret kane pasur te dhena, per menyren sesi funksiononte puna ne filial, duke e pasur te lehte per te hyre dhe per te dale prej andej, pa u vene re nga asnje kalimtar. Ndersa nga vete filiali ne nje njoftim per shtyp nga banka, mesohet se asnje nga klientet apo stafi i deges se bankes nuk eshte plagosur apo demtuar. Duke marre shkas nga nje numer i madh grabitjesh te filialeve te bankave, te ndodhura ne muajt e fundit, Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit i ka derguar leter guvernatorit te Bankes se Shqiperise Ardian Fullani, per te ndermjetesuar ne rritjen e masave te sigurise ne bankat e filialet e tyre, te nivelit te dyte me rritjen e numrit te policeve privat.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›