E Shtunë, 31 Tetor 2026

Birmingham refuzohet për Babel

Liverpool e ka refuzuar ofertën prej 9 milionë funtesh (10.5 milionë euro), të prezantuar nga Birmingham për Ryan Babel.

Largimi i futbollistit holandez nga Anfield Road duket se tashmë është i qartë, pasi që ai nuk hyn më në planet e menaxherit spanjolle, Rafael Benitez.

Mirëpo, Liverpoolit nuk i ka konvenuar oferta e Birminghamit dhe tash pret oferta të tjera. Reds, për futbollistin 24 vjeçar kërkon 12 milionë funte, përkatësisht 13.5 milionë euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›