Peters: Zgjedhjet e lira, mundësi e jashtëzakonshme për Shqipërinë
Tiranë- Kongresmeni amerikan, Gary Peters thekson në një intervistë për agjencinë e lajmeve INA se zgjedhjet e së dielës në Shqipëri janë vendimtare dhe një mundësi e jashtëzakonshme për shqiptarët.
E tërë bota pret zgjedhje të pranuara nga të dyja palët më 23 Qershor. Zgjedhje të lira dhe të ndershme të cilat do të jenë një mundësi për Shqipërinë për të treguar maturinë dhe gatishmërinë për tu integruar në Bashkimin Evropian dhe bashkësinë ndërkombëtare, thekson Peters.
Do dëshiroja t’ju pyes si ligjvënës por edhe si bashkë-kryetar i Grupit të Çështjeve Shqiptare në Kongresin Amerikan, cilat janë sfidat me të cilat ndeshet Shqipëria sot në prag të votimeve të 23 qershorit ?
Zgjedhjet e së dielës përfaqësojnë një mundësi të jashtëzakonshme për Shqipërinë. Është, shumë – shumë e rëndësishme që këto zgjedhje të bëhen pa kundërshtime ose parregullsi pasi Shqipëria kërkon të vazhdojë rrugën e integrimit drejt Europës. Kur u takova me deputetët e Parlamentit gjatë vizitës time në Tiranë, unë dëgjova me veshët e mi angazhimin e tyre ndaj praktikave demokratike transparente. Unë kam shpresë të madhe se këta udhëheqës do të vijojnë me angazhimin e tyre në dobi të të gjithë shqiptarëve si dhe të marrëdhënieve Amerikë – Shqipëri. Shqiptarët me të vërtetë e kuptojnë rëndësinë e përfshirjes në zgjedhje demokratike. Rruga drejt Bashkimit Evropian mbetet e rëndësishme për rritjen ekonomike për të ardhmen e Shqipërisë por edhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë të domosdoshme për të, për të përparuar në rast se dëshiron t’i bashkohet BE -së. Shqiptarët duhet të presin prej drejtuesve të tyre që këta të demonstrojnë respekt të plotë ndaj principeve bazë të demokracisë të cilat dy kombet tona i kanë aq të shtrenjta.
Ju e keni të njohur fillimin e procesit të nisjes së këtyre zgjedhjeve fatkeqësisht me një ngjarje të pazakonshme të krijuar rreth Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pasi që opozita për arsyet e saj tërhoqi komisionarët e saj. Pra zgjedhjet nuk nisën siç duhet dhe ka shumë dilema tashmë rreth KQZ-së dhe punën vendimtare që duhet ta bëjë ?
Unë jam duke i ndjekur nga afër ngjarjet që kanë të bëjnë me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Në një demokraci është e rëndësishme që populli të ketë besim tek institucionet siç është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Zbatimi i ligjit duhet të sundojë në një mënyrë politike. Megjithatë, është e rëndësishme që KQZ po funksionon dhe rezultati i konsensusit politik. Unë jam i shqetësuar për kundërshtitë që janë krijuar, por mbetem me shpresë se situata do të zgjidhet me sukses.
Burimi: INA NEëS