E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama mbyll fushatën në Vlorë e Shkodër: Veri-jug, një në 23 qershor

ramataniShkodër-/Vlorë- Ditën e fundit të fushatës zgjedhore lideri i Partisë Socialiste e përfundoi me dy mitingje paralele në Shkodër dhe Vlorë, për të cilat tha se simbolizojnë bashkimin e Shqipërisë nga veriu në jug në një të vetme.

“Vuloseni me votë të dielën se çfarë jemi ne dhe fatin e vendit. E diela është koha që Shkodra dhe Vlora të bëhen një mendje, që veriu dhe jugu të jenë një në 23 qershor”,- thirri Rama.

Me një fjalim të shkruar në letër, Rama i kërkoi Shkodrës të votojë të dielën numrin 29, për t’u çliruar nga e shkuara siç tha kryesocialisti. Sipas tij, rilindja do ti japi fund ndasive të vjetra.

Shkodra, zgjidhni nr 29 që të çliroheni nga e shkumja. Intriga e re me ndasitë e vjetra. A doni të jetoni në një Shqipëri që jeton mes ndasive të vjetra. Ndëshkojeni marrëzinë e përcarjes që të clironi Shqipërinë nga kthetrat e ndasive të vjetra… Do ta futim thikën e ndasive në lumin Vjosë, që t’i marrë lumi këta…Ndëshkojeni me votën për numrin 29 marrëzinë e përçarjes. Batakçillëku e ka varfëruar Shqipërinë në ekonomi dhe aspirata dhe sot një hije e vjetër dhe e lodhur po endet nëpër Shqipëri për ti ngopur njerëzit me lugën bosh. Mbështesni Rilindjen për të pasur një qeveri që shërben dhe jo një çetë plak që rrëmben. Rrena dhe tradhtia e rraskapitën këtë popull të mbytur në varfëri. Këtu në Shkodër lindi gjyshja që i dha fëmijërisë sime jehonën e kambanave të kishës dhe aromën e librave të shenjtë, ndërsa në Vlorë, lindi nëna ime që më mësoi pse nderi dhe dija janë më të mira se batakçillëku. Këtu në Shkodër unë përjetova fare i ri rilindjen e fesë, ndërsa në orë unë pashë shpirtin rebel të shqiptarëve që ngriti krye ndaj regjimit të ri të Tiranës që u premtoi shqiptarëve parajsën dhe i përvëloi në ferrin e piramidave, u shpreh Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›