E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha premtimet e fundit: Ora e fitores po afron, së bashku drejt BE-së

berisha-tiraneTiranë- Partia Demokratike ka përmbyllur sot në mbrëmje fushatën e saj elektorale në Tiranë në një miting në sheshin Nënë Tereza, nga i cili kryeminisitri Berisha ka dhënë edhe premtimet e fundit për qytetarët që të dielën do të votojnë qeverinë e katër viteve të ardhshme.

Berisha në fjalën e tij shprehu mirënjohjen për pjesëmarrjen masive të qytetarëve nga i gjithë vendi duke e cilësuar si një uragan të vërtetë të fitores në zgjedhjet e 23 qershorit.

Uragani i fitores sot më gjigant se kurrë në sheshin e Tiranës është uragani i shpresës dhe besimit tek njëri-tjetri dhe tek e ardhmja, uragani i forcës suaj për të ecur përpara në rrugën e zhvillimit dhe të mirëqenies, në rrugën e punësimit, për të ecur përpara për të bërë Tiranën dhe gjithë Shqipërinë të zhvilluar. Ora e madhe po afron, le të bashkohemi të gjithë ne që besojmë tek mundi dhe djersa jonë se do të ecim përpara drejt Bashkimit Europian, u shpreh Berisha.

Kryeministri ftoi të gjithë qytetarët socialistë e pa parti që siç tha për të garantuar ëndrrën e shqiptarëve, Shqipëria vend i zhvilluar.

Të bashkohemi në numrin 44. Unë bekimin më të madh të këtij numri dhe të zotit e konsideroj faktin se zoti dhe 44 më dhanë mundësinë mua të jem shërbëtor i përvuajtur i palëkundur, i interesave, aspiratave dhe idealeve tuaja. Ky ishte bekimi më i madh dhe viti 44 për Sali Berishën. Jemi mbi gjysmëmilion, por me datën 23 qershor duhet të jemi të gjithë së bashku, dhe unë jam këtu për tu garantuar se ne ëndrrën më të bukur të shqiptarëve, të Shqipërisë vend i zhvilluar, Shqipërisë zonjë, siç e quante Sami Frashëri, do ta bëjmë realitet për çdo shqiptar pavarësisht nag bindjet e ti”, tha Berisha.

berisha-a

Vlorë/Ballsh- Kryeministri Sali Berisha e ka nisur herët sot fushatën, duke qënë se është edhe dita e fundit, duke u ndalur në qytetin e Vlorës. Ai inaguroi ndërtimin e impiantit të ujërave të zeza, ndërsa ftoi qytetarët të votojnë numrin 44 të dielën, duke premtuar më shumë vende pune dhe investime në ekonomi. Kryeministri deklaroi se falë impiantit Vlora do të renditet mes vendeve më të pastra në Evropë.

Sot e tutje Vlora, perla e Mesdheut hyn në hartën e qyteteve më të pasrta të Evropës dhe botës me impiantin e përpunimit të ujërave të zeza. Pas infrastrukturës rrugore dhe energjike ajo ujore është jetike për zhvillimin e një qyteti, për zhvillimin e një vendi. Vlora është qyteti i infrastrukturës ujore ndër më modernet. Me 26 milionë euro është ndërtuar ujësjellësi që do t’i japë vlonjatëve ujë 24 orë pa ndërprerje. Vlora e kishte po kaq jetike impiantin, tha ai.

Në vijim shefi i ekzekutivit ka paralajmëruar vlonjatët që të mos votojnë numirn 29, i cili sipas tij ndjell ters, duke shtuar se numri i fatit është 44-ta.

Ne po bëjmë gjithçka të ecim drejt zhvillimit, ndaj dhe ju bëj thirrjen më të sinqertë qytetarëve të Vlorës që pasnesër të zgjedhin 44. Shqiptarët përvec mundit dhe djersës meritojnë edhe fatin e mirë, ky është numri i fatit të mirë, shqiptarët e dinë këtë, nuk kanë asnjë arsye të prekin numrin e tersit, 29. Ju ftoj sot të gjithëve të festojmë në Tiranë sot në orën 19:45, të festojmë së bashku me shpirtin e fitores, me besim tek e ardhmja,- vijoi ai.

Më pas kryeministri u ndal për mbylljen e fushatës elektorale në Ballsh. Berisha premtoi 3-fishimin e granteve për fermerët, qindra e mijëra vende pune, infrastrukturë moderne duke i ftuar të votojnë 44-ën si rrugën e zhvillimit të vendit.

“Të hapim 250.000 vende pune, paga minimale mbi 350 usd, paga e mësuesit 700 usd dhe pensioni minimal 150 usd…Tapitë e tokave për 6 muaj, të heqim taksat për çdo të ri të punësuar, të ndërtojmë ‘Rrugën e Arbrit’ dhe ‘Boshtin e Jugut’, të marrim statusin dhe ecim me integrimin në BE dhe liberalizimin e SHBA…Kemi dëshmuar që kemi ecur, kurse shoku i autobusit asgjë”,-premtoi Berisha.

Sot është dita e fundit e fushatës elektorale për zgjedhjet e 23 qershorit, ku Partia Demokratika do të zhvillojë mitingun përmbyllës në Tiranë, ndërsa ajo Socialiste njëherësh në Vlorë dhe në Shkodër, pasi në Tiranë e zhvilloi dje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›