E Shtunë, 31 Tetor 2026

Petersen: EULEX-i do çojë Kosovën drejt BE-së

Ish-kryeadministratori i Kosovës, Soren Jessen Petersen deklaron se vetëm e ardhmja evropiane do t'i zgjidhë njëherë e përgjithmonë problemet e Mitrovicës."Mendoj se pas një apo dy vjetësh shumica do të kuptojë se situata po stabilizohet dhe qytetarët mund të presin ditë më të mira. Kam besim se prania e EULEX-it në Kosovë do të sjellë edhe perspektivën e anëtarësimit në BE. E njëjta gjë vlen edhe për Serbinë," ka thënë Petersen për Zërin e Amerikës.Për çështjen e Kosovës është prononcuar edhe analisti i shquar amerikan, Daniel Serwer, i cili tha se, qeveria e Prishtinës duhet të vendosë sovranitetin e vet në veriun e Kosovës pa trembur popullatën serbe por duke nxitur besimin se Prishtina i mbron interesat e tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›